Beratungsstelle
Fachberatungsstelle gegen Zwangsheirat
Zufluchtstätte
Porto Amal
Gewaltschutz bei Behinderung
Mädchenwohnen Linah
Hilfe nach Flucht
Betreutes Wohnen
Mädchenwohnen Hannah
Mädchenwohnen Hedda
Link zur Seite Onlineberatung
Link zur Seite Stellenangebote
Das Foto zeigt die Beine von einem Mädchen auf einer Wiese. Über ihre Füße verstreut liegt großes, buntes Herzkonfetti.

Fat Dashurie dhe Dhimbje Zemre

Jeta bëhet shumë e bukur

Ti je këmbë e kokë e dashuruar? Ti ke mijëra flutura në stomak? Ke dridhje të lehta në të gjithë trupin? Ti e ke dhuruar zemrën tënde?

Jeta bëhet shumë e bukur, nëse ti je e dashuruar. Është tamam si një udhëtim tepër tërheqës me të përpjetat dhe të tatëpjetat e tij. Ti nuk e di asnjëherë, se si do të ndjehesh në momentin e ardhshëm: tepër lart, shkëlqyeshëm apo fare poshtë - në rast se ti nuk mund të jesh e sigurt, nëse personi, tek i cili ke rënë në dashuri, interesohet gjithashtu për ty. Nëse ti dashuron atëherë përherë rrezikon, që të mos marrësh mbrapsh dashurinë dhe përkushtimin, që ti i dëshiron kaq shumë. Ti ndoshta je krejtësisht e pasigurt, se ç’farë ndjen njëri apo tjetra për ty. Në rastin më të keq dikush mund të tallet me ty dhe shkel mbi ndjenjat e tua. Ndoshta ti më pas do të ndjehesh krejtësisht e shkatërruar dhe dyshon në vetvete dhe ke ndjesinë, sikur kërkush nuk të dëshiron.

Das Foto zeigt zwei junge Frauen, die miteinander lachen.

Por ti do të ndjehesh më e lumtur, nëse të kthehet dashuria dhe krijohet një lidhje, ku të dy bashkë do të kuptoheni mirë dhe bashkërisht do të përballni me sfidat e jetës. Por kjo ama mund të jetë edhe shumë e mundimshme! Edhe çiftet e dashuruar kanë ndonjëherë stres në marrëdhënie dhe nuk kuptohen më aq mirë, kur kalon periudha e parë e dashurisë. Një lidhje të fut në garë, që gjithnjë e më tepër të jesh e hapur për tjetrin apo tjetrën. Por ndonjëherë do të të duhet të vësh kufi dhe të mësohesh të thuash edhe JO. Kjo nuk është gjithnjë e thjeshtë, veçanërisht atëherë, kur personi tjetër mundohet të të vërë nën presion/të të kërcënojë.

Nuk është përherë e lehtë, që pas një zënieje të afroheni përsëri tek njëri-tjetri. Ndoshta ndonjëherë do të duhet ta mësosh edhe këtë.

Ndoshta mund të ndodhë edhe kështu, që ti kontrollohesh vazhdimisht nga shoku yt, që ai gjithmonë dëshiron të dijë, se ç’farë bën ti, me kë takohesh ti në këtë moment, ose që ndoshta edhe ti ke këtë prirje, që dëshiron të informohesh vazhdimisht, se ç’farë bën ai apo ajo në këtë moment. Kjo është një shenjë e tillë, që tregon, se në lidhje mungon diçka esenciale, dhe pikërisht besimi!

Ndoshta ndonjëherë do ta vësh re, se kështu nuk ecet më, dhe që të duhet të ndahesh. Kjo gjithashtu nuk është e lehtë, dhe për disa vajza është tepër e vështirë, për t’i dhënë fund një lidhjeje, e cila nuk u shërben më atyre. E rëndësishme është, që të qëndrosh besnike e vetvetes, dhe të shikosh punën tënde. Ndonjëherë do të duhet të zihesh dhe përsëri të pajtohesh me njërin apo tjetrën. Mirëpo nganjëherë lidhja nuk mund të „riparohet“ më. Kështu në këtë rast më mirë do të ishte që secili të shikonte punën e tij.

 

Shoqëria

Ne të gjithë kemi nevojë për shoqe dhe shokë, të cilëve u besojmë, që i kemi gjithmonë pranë, që na kuptojnë dhe që ndajnë përjetimet më të bukura me ne, dhe të cilët na ndodhen pranë kur jemi në nevojë. Edhe kundrejt një shoqeje mund të kesh ndjenja dashurie. Pra dashuria në të vërtetë nuk ka tjetër kuptim, se sa atë, që ti personit tjetër t’i dëshirosh të mirën.

Das Foto zeigt eine junge Frau in einem weißen Kleid, die über eine Wiese läuft und einen geöffneten schwarzen Schirm von sich geworfen hat.

Nuk ka gjë më të mirë, nëse ti mundesh të tregosh gjithçka, dhe që ti je tepër e sigurt, që nuk do të përgojohesh më tej! Shoqet dhe shokët e mirë qëndrojnë gjithmonë në anën tënde, edhe kur ti ke probleme apo që t’i nuk ndihesh mirë. Sigurisht që kjo vlen edhe për anasjelltas. Por ndonjëherë edhe do të zhgënjehesh nga shoqja më e mirë apo shoku më i mirë. Dhe kështu ti ndjehesh ndoshta e tradhëtuar apo e mashtruar. Ose ti ndoshta je shumë xheloze, mbasi shoqja jote më e mirë befas nuk ka më kohë për ty dhe ajo takohet me njerëz të tjerë. E gjithë kjo mund të të shkaktojë shumë dhimbje dhe ti je e nevrikosur ose e mërzitur. Është pothuajse njësoj, tamam sikur ti je dashuruar: në rast se ndjehesh e zhgënjyer, e lënë pas dore, e padëshiruar - atëherë ti ndjehesh keq, sikur ti (për personin tjetër) të mos kishe më vlerë.

Qoftë në dashuri apo shoqëri - në çdo lidhje ka ndonjëherë zënie dhe zhgënjim. Në rast se ti nuk ia del dot mbanë, që të sqarosh apo të rregullosh gjithë këtë e vetme, atëherë ti ke nevojë për dikë, që të bisedosh lidhur me këtë. Është e rëndësishme, që ti të jesh e sigurt, që pas kurrizit tënd nuk flitet më tej për këtë. Në rast se ti nuk ke asnjë, atëherë mund të na e hapësh zemrën tënde neve në konsultimin online

 

Je dashuruar me një vajzë apo me një grua?

Një shikim, një takim dhe kështu ndodh - karshi një vajze apo gruaje është më tepër se sa interesi shoqëror. Ti do të kishe dëshirë që më mirë të qëndroje pranë saj dhe asnjëherë për ty kjo nuk do të ishte e mjaftueshme. Ndoshta tani ti ndjehesh më e hutuar se sa në rastin kur do të bije në dashuri me një djalë apo me një burrë? Ti nuk e di, se si do të reagojë e adhuruara jote? A e pyet ti veten, nëse kjo është „normale“ dhe se ç’farë do të mendojnë të „tjerët“ për ty? Ti mund të rrish fare e qetë, mbasi njerëzit mund të bien në dashuri fare mirë edhe me njerëz të të njëjtit seks - pra gratë tek gratë dhe burrat tek burrat. Kjo nuk është e përcaktuar njëherë e përgjithmonë, pra mund të ndodhë, që ti njëherë mund të dashurosh një vajzë, dhe më pas përsëri një djalë. Pra kështu ka ndodhur përherë - në fakt ne jemi nga natyra të prirë biseksualë. Por ka patur periudha kohore, kur të dashuruar apo partnerë të të njëjtit seks nuk janë akceptuar nga shoqëria.

Në fakt kjo sot në Gjermani nuk do të përbënte më ndonjë problem. Por për fat të keq edhe këtu ka akoma njerëz, të cilët janë shumë intolerantë. Ndoshta ti ke frikë, se si mund të reagojnë prindët e tu, shoqet e tuaj, farefisi yt, apo edhe dikush tjetër. Në rast se ti e pohon, se bie në dashuri me vajza apo gra, dhe që dëshiron të jesh me to bashkë, atëherë kjo quhet hapje në shoqëri (Coming Out) - ti gjen veten tënde dhe mënyrën si të përjetosh marëdhënien tënde intime. Ndoshta ty të ndihmon kjo, që të shkëmbesh mendime lidhur me këtë me vajza të tjera, të cilët e ndjejnë veten afërsisht si ty.

Më tepër informacion do të gjesh:

ose na shkruaj neve një e-mail.

 

Seksualiteti

Das Foto zeigt zwei Mädchen, von hinten fotografiert, auf einer Schaukel vor strahlendblauem Himmel.

Seksi është si e qeshura: gjitkush qesh me dëshirë, ka ndjenja dashurie, mbasi kjo të jep kënaqësi, mbasi ne më pas ndihemi mirë. Kjo vlen ndryshe edhe: kur ne ndihemi mjaft mirë dhe të çtendosur me dikë tjetër, atëherë ne mund të qeshim apo ndoshta edhe të pranojmë përvoja seksuale. Kjo është gjithmonë reciproke, me mirëkuptim dhe është e lidhur me kënaqësinë. Por kjo nuk funksionon, po qe se ti ndiesh e detyruar, dhe kështu atëherë ti do të ndjehesh keq. Ashtu siç nuk mund të të detyrojë dot ty dikush që të japësh një të qeshur të vërtetë dhe që të del nga shpirti, po kaq e vështirë është që të krijohet një përvojë seksuale, në rast se ti ndjehesh e detyruar. Pra asnjëherë mos bëj diçka pas të tjerëve, në rast se ti nuk e ndjen veten të lirë dhe të padetyruar! Dhe shko aq larg, sa ti vërtetë dëshiron të shkosh! Mos e lejo veten të bindesh për diçka, që ti nuk e dëshiron - apo që akoma nuk e dëshiron! Çdo gjë ka kohën e vet: Besim dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin, me qëllim që të krijohet dashuria, por më tepër besim, me qëllim që ti të mund të pranosh intimitet në trup, kontakte seksuale. Ndonjëherë vajzat mendojnë, se ato duhet të bëjnë atë që dëshiron një djalë, me qëllim që djali ta adhurojë atë. Kjo është marrëzi. Por një djalë, i cili vërtetë të adhuron, nuk duhet të të detyrojë për asgjë, apo jo? Dhe ai nuk do të të adhurojë dhe nuk do të të respektojë më, në rast, se ti e lë veten të detyrohesh për diçka.

Djemtë ndryshe nga vajzat mund të kenë një mendim tjetër për seksualitetin. Prindët nuk janë përherë ndihmë, në rast se ti ke pyetje në lidhje me temën e seksualitetit. Ndoshta edhe prindët e tu kanë pikpamje të tjera dhe ndryshe nga ty dhe nuk të lejojnë asnjë hapësirë lëvizjeje për të marrë përvojat e para në drejtim të seksualitetit. Ndoshta ata hidhen edhe përpjetë, nëse ti do të dëshirosh të takohesh vetëm me një djalë - apo me një vajzë -: ata kanë frikë, që ti bie në dashuri, dhe se një puthje apo prekje dashurie do të ishte për prindët e tu si një krim.

E gjithë kjo mund të jetë e ngatërruar dhe e tensionuar. Është tamam si një aventurë tronditëse. Me siguri që do të jetë mirë, në rast se ti do të mund të diskutosh me dikë lidhur me pyetjet e tua. Është e rëndësishme, që ti ta zgjedhësh mirë këtë person!

Informacione të zgjeruara dhe konsultim lidhur me seksualitetin si edhe metodat parandaluese do të gjesh poshtë: www.profamilia.de. Ose na shkruaj neve një e-mail.

 

  0521 - 17 88 13