Ti jeton në Gjermani dhe megjithatë ti trajtohesh si e huaj
Ti jeton në Gjermani dhe megjithatë trajtohesh si e huaj. Për ty këtu është shtëpia jote, dhe ty të shqetëson fakti kur të pyesin, se kur dëshiron të kthehesh në „vendin“ tënd. Apo që ti vazhdimisht duhet të sqarosh, se përse mban shami në kokë, dhe që ti këtë e mban me dëshirën tënde, dhe që për këtë ty nuk të detyron kërkush. Në shkollë pritet prej teje, që lidhur me temën „Integrimi“ të tregosh detaje nga jeta e familjes tënde.
Në shkollë, në rrugë, gjatë aplikimeve, në masmedia: nuk ndodh rrallë, që ty të bëhet qartë, se gjoja ti je ndryshe dhe që nuk të takon aty.
Por me kohë kjo mund të jetë tepër therëse.
Për fat të keq diskriminimet raciste ndodhin shpesh në jetën e përditshme të njerëzve me histori emigrimi. Për histori emigrimi bëhet fjalë vetëm atëherë, nëse ti, prindët e ty, apo gjyshërit e tu kanë ardhur në Gjermani nga një vend tjetër.
Racizmi paraqitet me shumë fytyra dhe në forma të ndryshme: veprimet, fjalët, pikëpamjet, paragjykimet që ti has, që herë paraqiten hapur dhe herë të kamufluara. Por të gjitha këto kanë vetëm një gjë të përbashkët: vetëm për shkak të një tipari dallues - qoftë ngjyra e lëkurës, feja apo prejardhja - dhe ti trajtohesh ndryshe.
Njerëzit përgojojnë vendlindjen e prindëve të tu, apo të ofendojnë ty, mbasi ti dukesh ndryshe nga pamja e jashtme, apo i përket një feje tjetër? Ndoshta mund të ndodhë që ti të hasësh në vështirësi për të gjetur një vend shkollimi profesional dhe mendon, se kjo mund të jetë e lidhur me prejardhjen tënde? Ty të ngacmojnë keq, sepse ti mban shami në kokë? Ndodh ndonjëherë që njeriu ndjehet i pafuqishëm përpara këtyre situatave dhe nuk di, se si të sillet me inatin e tij.
Një diçka është e qartë: me atë që ti përjeton nuk je e vetme. Në rast se ti ke nevojë për këshillë dhe mbështetje, se si mund të sillesh në situata raciste, atëherë drejtohu tek ne.
Jo çdo diskriminim është racisëm. Ekzistojnë edhe forma të tjera të mospërfilljes. Për shembull ti mund të trajtohesh në mënyrë jo të barabartë, mbasi prindët e tu nuk kanë aq shumë pare dhe për këtë ti nuk mund të blesh dot rroba aq të shtrenjta si të tjerët nga klasa jote, apo që ti duke qenë e ulur në karrige me rrota nuk ke mundësi të shkosh në disko, ku shkojnë të gjitha shoqet e tua, apo që ti mund të jesh më e vogël në moshë dhe e ndjen, që nuk të marrin seriozisht. Edhe në lidhje me përvoja të tjera, ku ti mund të ndihesh e mënjanuar apo e diskriminuar, mund të na drejtohesh neve.
E rëndësishme është, që të bëhesh e vetëdijshme, se me përvojat e përjetuara nga ty, ti nuk je e vetme. Atë që ti përjeton, e përjetojnë edhe shumë njerëz të tjerë në forma të ngjashme. Të bën mirë, që të gjesh njerëz të një mëndjeje me ty, të cilët të kuptojnë dhe që tek ata nuk do të duhet të sqarosh gjithçka.
Së bashku me njerëz të një mendjeje me ty ti do të gjesh rrugë, të cilat do të të forcojnë në jetën e përditshme dhe që do të të ndihmojnë të veprosh më mirë me situatën tënde.
Në rast se ti ke përshtypjen, që ti për shkak të fesë tënde, të origjinës etj. nuk fiton vend për arsim profesional, atëherë ti mund të ndërmarrësh diçka kundër kësaj.
Në rast se ti dëshiron më tepër informacion në lidhje me temën «Racizmi», atëherë ne do të të këshillonim faqen e mëposhtme: www.schule-ohne-rassismus.org.
Ç’farë mund të bësh ti?
- Zgjidh një njeri, tek i cili ti ke besim, me qëllim për të biseduar mbi gjithçka. Lutu këtij që të mos hapë gojë dhe që të të ndihmojë.
- Në shumë qytete ka zyra kundër diskriminimit dhe zyra konsultimi, të cilat të ndihmojnë më tej.
- Ti mund t’i telefonosh njërit prej numrave prë raste emergjente, dhe tregon, se si je. Më pas ti do të marrësh ndihmë përmes telefonit.
- Ti mund të na shkruash edhe një e-mail.
Pa kufi dhe i paturpshëm
(një poezi kundër ç‘unitetit gjerman)
unë gjithësesi do të jem afrikan
ndonëse ju me kënaqësi gjerman do të dëshironit të me kishit
dhe gjithësesi do të jem gjerman
edhe nëse e zeza ime juve s’ju pëlqen
unë do të shkoj edhe një hap më tej
deri në cakun më të largët
atje ku janë motrat e mija
atje ku gjenden vëllezërit e mi
atje ku fillon LIRIA jonë
unë do të shkoj edhe një hap më tej
edhe një tjetër më tutje
dhe do të kthehem përsëri
kur të dua
pa kufi dhe i paturpshëm të mbetem
May Ayim 1990
0521 - 17 88 13