Beratungsstelle
Fachberatungsstelle gegen Zwangsheirat
Zufluchtstätte
Porto Amal
Gewaltschutz bei Behinderung
Mädchenwohnen Linah
Hilfe nach Flucht
Betreutes Wohnen
Mädchenwohnen Hannah
Mädchenwohnen Hedda
Link zur Seite Onlineberatung
Link zur Seite Stellenangebote
Das Foto zeigt eine junge Frau, die ihren Handrücken vor ihr Gesicht hält und zu Boden schaut. Sie wirkt niedergeschlagen.

Dhuna është përherë lënduese dhe shkatërruese

Dhuna ka shumë fytyra

Dhuna ka shumë fytyra: Njerëzit mund të të lëndojnë shumë me atë që ata thonë, apo edhe përmes përdorimit të dhunës fizike dhe seksuale. Veçanërisht e rëndë është, atëherë kur ti aty ku jeton, në shkollë, në fqinjësi, në familjen tënde, nuk mund të ndjehesh më e sigurt dhe e mbrojtur. Në rast se ti përjeton vazhdimisht dhunë me fjalë apo vepra, kjo është për ty një ngarkesë jashtëzakonisht e madhe. Mund të ndodhë, që ti të ndihesh keq gjithnjë e më tepër. Ndoshta kjo mund të sjellë pasojën, që ti të mos kesh rezultate të mira në shkollë. Por mund të ndodhë edhe kështu, që vërtetë ti të sëmuresh. Ti ke nevojë për ndihmë, në mënyrë që kjo të marrë fund dhe që ti të ndjehesh më mirë!

Në rast se ti ke qenë e ekspozuar në një formë tepër intensive karshi dhunës

  • p.sh. të jesh përndjekur dhe rrethuar rrugës nga një person apo nga disa persona
  • të jesh rrahur dhe torturuar së tepërmi
  • të jesh ngacmuar dhe përdhunuar seksualisht
  • ndoshta të kesh patur frikë për jetën tënde

qoftë edhe një përjetim i vetëm do të ketë lënë pasoja të mëdha në jetën tënde, ti me siguri do të dëshiroje të harroje gjithçka dhe sa më shpejt. Thjeshtë jeta jote të vazhdojë më tej, sikur këto të mos kishin ndodhur ndonjëherë. Por mund të ndodhë, që frika ty të të pushtojë më shpesh dhe më tepër, sesa përpara sulmit. Ndoshta ke ëndërra të frikshme, ose ndoshta në kokën tënde ti shikon vazhdimisht si në një film përsëri atë, që tashmë ke përjetuar. Në këtë rast ti ke nevojë për ndihmë!

 

Dhuna fizike dhe shpirtërore

Ndonjëherë mund edhe të ndodhë, që dikush rreth e përqark teje të ndihet ekstrem keq, apo që mund të ketë pirë shumë alkool dhe që inatin e tij (të saj) të ta nxjerrë ty. Fare thjeshtë, mbasi në këtë moment ti ndodhesh aty dhe e pëson këtë gjë: p.sh. shahesh rëndë, të hidhen sende apo shtyhesh. Kjo nuk është e mirë, edhe sikur të ndodhë vetëm një herë, që dikush ty të të përdorë si rrufepritëse për inatin e tij apo të saj.

Das Foto zeigt ein Parkplatz-Schild, das mit einer Kette an einen Baum befestigt wurde.

Por në rast se ai apo ajo, që për ty ka rëndësi dhe që prej të cilit, apo të cilës ti varesh direkt (p.sh. nëna jote, babai yt, motra jote, vëllai yt ...) vazhdimisht dhe në mënyë të përsëritur sillet keq me ty, të rreh dhe të thotë fjalë të rënda, apo që të detyron ty për diçka, që për ty është krejtësisht në kundërshtim, atëherë kjo gjë do të ndikojë në ndjenjat dhe mendimet e tua.

Ti do të ndjehesh përherë e më shumë keq, vetëdija jote dëmtohet: ti mendon, se për të tjerët nuk ke vlerë, se nuk merr respektin dhe mbështetjen, për të cilat ti ke nevojë, me qëllim për t’u quajtur e rritur. Është gjithashtu keq, kur ti mëson direkt, se dikush nga familja jote keqtrajton dikë tjetër të familjes tënde: p.sh. në rast se babai yt e shan vazhdimisht nënën tënde dhe e rreh atë. Edhe kjo mund të të mundojë ty së tepërmi.

Ti ke nevojë për mbështetje, në mënyrë që kërcënimi dhe dhuna të marrin fund në familjen tënde dhe ti të ndihesh përsëri e sigurt.

 

Çfarë mund të bësh ti:

Zgjidh një njeri, tek i cili ti ke besim (p.sh. një të afërm, një mësuese tek e cila ke besim), me qëllim për të biseduar mbi gjithçka me të dhe të kërkosh zgjidhje, në mënyrë që ti të ndjehesh përsëri më mirë.

Në shumë qytete ka zyra konsultimi, të cilat të ndihmojnë më tej. Ti mund t’i telefonosh njërit prej numrave për raste emergjence. Ti mund të shkruash edhe një e-mail.

KUJDES: në rast se ti përjeton një situatë të rëndë dhune në familje, ku ti apo dikush tjetër kërcënohet rëndë dhe keqtrajtohet së tepërmi, ti mund t’i telefonosh direkt edhe numrit të policisë: 112.

 

Dhuna e seksualizuar: E folura ndihmon - heshtja mbron mashtruesët

Ndërhyrjet seksuale përjetohen si tepër poshtëruese dhe të turpshme. Vajzat ngacmohen seksualisht me shikime dhe fjalë të rënda, ato preken seksualisht, vëzhgohen gjatë ndërrimit të rrobave të tyre, përndiqen, detyrohen pa u pyetur për veprime seksuale, të cilat ato nuk i miratojnë. Vajzat i përjetojnë këto në të gjitha vendet e mundshme publike, ku ato nuk e kanë menduar ndonjëherë ndërhyrjen (p.sh. në shkollë, në pishinë, në disko, në klub të rinjsh). Në rastet më të shpeshta ndërhyrjet seksuale nuk ndodhin nga njerëz të panjohur, por përkundrazi nga njerëz, ku mendohet, se i njeh mirë, dhe që në të vërtetë u beson atyre: daja/xhaxhai, fqinji, shoku, kolegu i punës, personi, tek i cili ke rënë në dashuri…ose edhe nga njerku apo babai biologjik. Në rast se ti përjeton diçka të tillë, atëherë ti vërtetë ndiesh shumë keq. Ti ndoshta je komplet e hutuar dhe ndoshta ti edhe mendon, se është faji yt. Por përgjegjësia për ndërhyrjet është përherë tek keqbërësi.

Das Foto zeigt ein Mädchen von hinten, das auf einer Bank sitzt.

Në të shumtën e rasteve keqbërësit janë të seksit mashkull, por ka edhe ndërhyrje seksuale nga gratë. Për këta njerëz nuk kanë rëndësi ndjenjat dhe mendimet e tua, edhe sikur ata ty kush e di se ç’farë mund të të të tregojnë. Ka keqbërës, të cilët përmes kërcënimit brutal fizik i detyrojnë vajzat për veprime seksuale. Ka edhe keqbërës, të cilët të bëhen ty urë me komplimente dhe dhurata, me qëllim për të të përkulur ty, të kërcënojnë dhe të mbajnë nën presion të ndjenjave. Në të shumtën e rasteve ata i kanë menduar të gjitha që më përpara dhe i kanë planifikuar. Disa vajza nuk e vënë re në fillim, se ku e kanë qëllimin këta njerëz dhe e ndjejnë veten të lajkatuara pas interesit dhe përkushtimit. Pastaj ti je ndoshta tërësisht e hutuar, se si dikush që është kaq „i sjellshëm“, e keqpërdor mirëbesimin tënd dhe ti dyshon në perceptimin tënd. Asnjëherë mos e lejo veten të bindesh, që të të bëjnë fotografi „të bukura“ lakuriq apo video.

Më pas me to mund të vihesh nën presion dhe të kërcënohesh. Keqbërësit vënë në përdorim edhe alkoolin, tabletat dhe drogën, për të arritur qëllimin e tyre, për të dobësuar aftësinë tënde për të kundërshtuar. Në rastin më të keq ty mund të të tërheqin edhe në varësinë e drogës, me qëllim që ti të mos kesh mundësi të mbrohesh. Sa më gjatë që ti të jesh e ekspozuar karshi ndërhyrjeve seksuale, aq më tepër e pa shpresë dhe e dëshpëruar do të mund të ndjehesh. Pavarësisht se ç’farë ka ndodhur, ekzistojnë gjithmonë mundësia për të marrë ndihmë. Në plan të parë është ajo, që ti të marrësh mbështetje, që dikush të qëndrojë pranë teje dhe që me ty bashkë mendon thellë dhe diskuton. E rëndësishme është që ky person të jetë i heshtur dhe jo të tregojë lart e poshtë.

 

Çfarë mund të bësh ti:

Zgjidh një njeri, tek i cili ti ke besim (p.sh. një të afërm, një mësuese tek e cila ke besim), me qëllim për të biseduar mbi gjithçka me të dhe të kërkosh zgjidhje, në mënyrë që ti të ndjehesh përsëri më mirë.

Në shumë qytete ka zyra konsultimi, të cilat të ndihmojnë më tej. Ti mund t’i telefonosh njërit prej numrave për raste emergjence. Ti mund të shkruash edhe një e-mail.

 

  0521 - 17 88 13